Policia ka njoftuar se sot një makinë bombë ka shpërthyer jashtë akademisë së policisë në kryeqytetin e Jemenit, Sana, dhe ka lënë të vdekur rreth 30 persona e plagosur më shumë se 50 të tjerë.
Dëshmitarët dhe burimet e sigurisë kanë njoftuar se një sulmues vetvrasës e ka shpërthyer eksplozivin e tij në një minibus të ngarkuar me kadetët që ishin mbledhur për tu regjistruar në akademinë e qytetit.
Deri më tani, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.
Al-Qaeda në gadishullin arabik në të kaluarën pretendonte se ishte prapa sulmeve të tilla.
Më 1 janar, një sulmues vetvrasës ka vrarë së paku 26 persona në qytetin jemenas, Ibb.