Ndërlidhjet

Pentagoni heton vrasjen e civilëve gjatë bombardimeve


Ilustrim

Pentagoni po heton raportet të cilat bëjnë me dije se civilët janë vrarë gjatë dy sulmeve ajrore gjatë vitit të kaluar në Siri dhe Irak.

Zëdhënësi i komandës qendrore në SHBA, Patrick Ryder, ka thënë të martën se ushtria amerikane i ka hetuar 18 akuzat e bëra nga civilët, ku pretendohet se janë vrarë viktima gjatë sulmeve të koalicionit të kryesuar nga SHBA-ja, sulme të cilat kanë ngjarë në mes të 8 gushtit dhe 30 dhjetorit të vitit të kaluar.

Koloneli Ryder nuk ka dhënë më shumë detaje në lidhje me rastet që janë duke u hetuar, por thotë se hetimet po bëhen rreth më pak se pesë viktimave të supozuara civile.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, ka konfirmuar se dy hetime janë duke u zhvilluar.

“Kjo është dikqa që ne në gjithmonë e marrin seriozisht”, ka thënë Kirby.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me bazë në Londër, ka njoftuar gjatë tetorit, se 32 civilë janë vrarë në muajt e parë të sulmeve të koalicionit në Siri si dhe 467 luftëtarë nga ana e grupit militant Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG