Ndërlidhjet

Francë: Persona të armatosur e sulmuan javoren satirike


Pjesëtarët e policisë në ndërtesën e javores Charlie Hebdo, pas zjarrvënies së qëllimshme në nëntor të vitit 2011 në Paris

Pjesëtarët e policisë në ndërtesën e javores Charlie Hebdo, pas zjarrvënies së qëllimshme në nëntor të vitit 2011 në Paris

Në selinë e javores satirike franceze në Paris sot ka pasur të shtëna, nga të cilat ka të vrarë dhe të plagosur.

Agjencia e lajmeve Associated Press (AP) e ka cituar një dëshmitar që tha se dhjetëra persona të armatosur ishin të involvuar në sulmin në selinë e javores, Charlie Hebdo. Po ashtu, është cituar një gazetar që i tha një televizioni lokal se i ka parë sulmuesit që ishin të maskuar.

Mëtutje, AP ka raportuar se një burim policor ka thënë se një gazetar është vrarë dhe tre policë janë plagosur.

Agjencia tjetër e lajmeve, Reuters, e ka transmetuar Televizionin iTele, që thotë se 10 vetë ishin vrarë, por kjo nuk është konfirmuar menjëherë zyrtarisht.

Rrjeti amerikan CNN ka raportuar se dy persona të armatosur kanë hyrë në ndërtesë dhe se të shtënat kanë zgjatur afro pesë minuta.

Raportohet se presidenti i Francës, Francois Hollande është nisur për ta vizituar vendin e ngjarjes.

Ish-zyrat e revistës, Charlie Hebdo, ishin shkatërruar në vitin 2011 nga një zjarrvënie e qëllimshme, që qartas ishte e motivuar nga botimi special, ku përfshiheshin edhe karikaturat për fenë islame.

XS
SM
MD
LG