Ndërlidhjet

Francë: Nga sulmi në Charlie Hebdo – së paku 11 të vrarë


Policia dhe zjarrfikësit e mbledhur në zyrat e javores satirike Charlie Hebdo në Paris

Policia dhe zjarrfikësit e mbledhur në zyrat e javores satirike Charlie Hebdo në Paris

Policia e Francës thotë se së paku 11 vetë, përfshirë dy policë dhe një gazetar, janë vrarë nga të shtënat në selinë e javores satirike, Charlie Hebdo, në Paris.

Policia tha se 10 persona të tjerë ishin plagosur, pesë prej tyre seriozisht, nga sulmi i sotëm në javoren satirike, me të cilin është aktualizuar kërcënimi për shkak të botimit të karikaturave të Profetit Muhamed.

Raportohet se presidenti i Francës, Francois Hollande është nisur për ta vizituar vendin e ngjarjes, ndërsa më vonë do të mbahet një mbledhje e jashtëzakonshme e qeverisë.

Agjencia e lajmeve Associated Press (AP) e ka cituar një dëshmitar që tha se dhjetëra persona të armatosur ishin të involvuar në sulmin në selinë e javores, Charlie Hebdo. Po ashtu, është cituar një gazetar që i tha një televizioni lokal se i ka parë sulmuesit, që ishin të maskuar.

Rrjeti amerikan CNN ka raportuar se dy persona të armatosur kanë hyrë në ndërtesë dhe se të shtënat kanë zgjatur afro pesë minuta.

Ish-zyrat e revistës, Charlie Hebdo, ishin shkatërruar në vitin 2011 nga një zjarrvënie e qëllimshme, që qartas ishte e motivuar nga botimi special, ku përfshiheshin edhe karikaturat për fenë islame.

XS
SM
MD
LG