Ndërlidhjet

logo-print

OKB: Sirianët grupi më i madh refugjat pas palestinezëve


Pamje nga një kamp i refugjatëve sirianë

Pamje nga një kamp i refugjatëve sirianë

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) thotë se sirianët aktualisht janë grupi më i madh refugjat, pas palestinezëve.

Në raportin e publikuar sot, UNHCR thotë se më se 3 milionë sirianë, prej mesit të vitit 2014, janë ndër 13 milionë refugjatët në gjithë botën, që marrin ndihmë nga kjo agjenci.

Për afro 5 milionë refugjatë palestinezë kujdeset agjencia tjetër, UNRWA.

Parashikohet se gjatë këtij viti, numri i refugjatëve sirianë mund të rriten në 4.3 milionë.

Prej muajit mars të vitit 2011, kur ka filluar konflikti në Siri, janë vrarë së paku 200 mijë njerëz dhe gjysma e popullaatës së Sirisë është zhvendosur.

Pas palestinezëve dhe sirianëve, grupi i tretë më i madh i refugjatëve janë afganët, me 2.6 milionë refugjatë.

XS
SM
MD
LG