Ndërlidhjet

Gjendet trupi i pajetë i një shtetasi të Kosovës në Hungari


Pamje nga Budapesti
Pamje nga Budapesti

Ambasada e Kosovës në Hungari thotë se është informuar nga autoritetet e këtij vendi për gjetjen e “trupit të pajetë të një shtetasi të Kosovës në territorin e Hungarisë”.

Autoritetet e Hungarisë e kanë bërë identifikimin e trupit të pajetë dhe janë në kontakt të vazhdueshëm me Ambasadën e Kosovës në Budapest, për ndriçimin e rrethanave të këtij rasti, thuhet në njoftimin për media të Ambasadës së Kosovës.

Ambasada thotë se i ka filluar procedurat për kthimin sa më të shpejt të trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës në atdhe.

Ministria e jashtme e Kosovës ka vendosur kontakte me familjarët e të ndjerit dhe u ka shprehur ngushëllime të sinqerta për humbjen e të afërmit të tyre, theksohet në fund të njoftimit për media të Ambasadës së Kosovës në Hungari.

Mediat në Kosovë njoftojnë se viktima kishte bërë përpjekje të depërtojë në Gjermani.

XS
SM
MD
LG