Ndërlidhjet

Kosovë: Dënohet fuqishëm "sulmi terrorist" në Paris


Pamje e një pjese të Prishtinës
Pamje e një pjese të Prishtinës

Zyrtarët e lartë të Kosovës e kanë dënuar sulmin e sotëm kundër selisë së redaksisë së javores starike franceze, Charlie Hebdo, në Paris, nga i cili janë vrarë së paku 12 vetë, përfshirë dy policë.

Në faqen e saj në rrjetin Facebook, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, tha se ky sulm është “akt i tmerrshëm terrorist ndaj vlerave që i përqafojmë dhe që duhet t'i mbrojmë”, dhe ka shtuar se “Kosova qëndron me Francën, solidarizohemi me familjet e viktimave”.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, njëherësh ministër i jashtëm, po ashtu, në rrjetin Facebook ka shkruar se “jam i shokuar nga sulmi terrorist në Paris ndaj një reviste humoristike, ku pësuan shumë njerëz”.

Mëtutuje ai theksoi se “Derisa presim informata më të hollësishme nga kjo tragjedi, Kosova qëndron pranë Francës, kësaj kampione të humanizmit, lirisë dhe barazisë. Forcat e errëta kurrë nuk do të fitojnë, frika dhe terrori kurrë nuk do ta mund shpresën dhe lirinë. Populli dhe shteti i Kosovës është i bashkërenduar me Francën dhe francezët në këto çaste të vështira”.

XS
SM
MD
LG