Ndërlidhjet

Hakerët prorusë e pranojnë sulmin në qeverinë gjermane


Grupi prorus i hakerëve, CyberBerkut, e ka marrë përgjegjësinë për sulmin e sotëm kibernetik në faqet në Internet të qeverisë së Gjermanisë dhe në faqen e kancelares, Angela Merkel.

Ky grup ka kërkuar që Gjermania ta ndalë “mbështetjen financiare dhe politike” për qeverinë e Ukrainës.

Megjithqë grupi e ka marrë përgjegjësinë, në faqen e tij në Internet, kjo nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.

Steffen Seibert, zëdhënës i kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, tha se sulmi kishte filluar sot në orën 10, me ç’rast faqet në Internet të qeverisë nuk mund të hapeshin.

Sipas tij, kjo ishte “shkaktuar nga disa sisteme të jashtme”.

XS
SM
MD
LG