Ndërlidhjet

logo-print

OKB: “Shteti i Palestinës” – në ICC prej prillit


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, tha sot se “shteti i Palestinës” zyrtarisht do të bëhet anëtar i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) më 1 prill.

Kjo lëvizje i mundëson kësaj gjykate me seli në Hagë, që t’i hapë rastet lidhur me krimet serioze të kryera në territoret palestineze, pasi anëtarësimi u lejon palestinezëve që të paraqesin akuza për krime të luftës kundër Izraelit.

Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, më 31 dhjetor, i ka nënshkruar dokumentet për pranim në ICC.

Izraeli ka ndërmarrë masa hakmarrëse duke e suspenduar transferin e të ardhurave nga tatimet për në Autoritetin Palestinez.

Prej vitit 2012, palestinezët janë “shtet vëzhgues” në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe, rrjedhimisht, u është hapur rruga për anëtarësim në ICC dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG