Ndërlidhjet

Kosovë: Qeveria e dënon sulmin terrorist në Paris


Pamje e Prishtinës

Pamje e Prishtinës

Qeveria e Kosovës thotë se është thellësisht e tronditur me aktin e sotëm terrorist në Paris të Francës.

Në një deklaratë të publikuar në faqen në Internet të qeverisë, theksohet se “ Qeveria e Republikës së Kosovës dënon në mënyrën më të fuqishme këtë akt barbar dhe qyqar ndaj qytetarëve francezë, policisë dhe gazetarëve”.

“Në këto momente të rënda, ne shprehim ngushëllimet më të sinqerta, dhe sigurojmë që populli i Kosovës qëndron pranë popullit francez në luftën kundër terrorit, dhe në mbrojtje të vlerave të lirisë”, thuhet në fund të deklaratës së qeverisë së Kosovës.

Sulmin e sotëm në Paris, e kanë dënuar edhe zyrtarët e tjerë të lartë të Kosovës dhe liderë të partive politike.

XS
SM
MD
LG