Ndërlidhjet

Kerry: Secili amerikan është me Francën


John Kerry
John Kerry

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, u ka dërguar mesazh francezëve se secili amerikan sot është me Francën.

“Dëshiroj t’i drejtohem direkt popullit në gjithë Francën se secili amerikan qëndron sot me ju, jo vetëm në tmerr, ose në zemërim për këtë akt të egër të dhunës, por ne qëndrojmë me ju në solidaritet dhe në përkushtim, si për ta konfrontuar ekstremizmin ashtu edhe për çështjen e lirisë, e cila çdo herë i ka bashkuar dy vendet tona dhe nga e cila ekstremistët frikësohenj aq shumë”, tha John Kerry, duke folur në gjuhën angleze dhe franceze një konferencë për shtyp në Uashington,

Zyrtari i lartë amerikan, John Kerry, ka lidhje të thella familjare me Francën.

Ai e ka vizituar Parisin më shumë se çdo qytet tjetër të jashtëm në postin e sekretarit të shtetit.

XS
SM
MD
LG