Ndërlidhjet

logo-print

Rohani: Të gjitha besimet islame të bashkohen


Hassan Rohani në Konferencën Ndërkombëtare për Untiet Islamik në Teheran

Hassan Rohani në Konferencën Ndërkombëtare për Untiet Islamik në Teheran

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, sot u ka bërë thirrje myslimanëve shiitë dhe sunitë, që t’i kapërcejnë dallimet e mëdha përçarëse.

Në hapje të Konferencës Ndërkombëtare për Unitetin Islam në Teheran, zoti Rohani kërkoi që “të gjitha besimet myslimane” ta fillojnë “bashkëpunimin praktik” me qëllim të arritjes së unitetetit dhe solidaritet.

Kjo konferencë po bëhet në periudhën e dhunës së intensifikuar sektare ndërmjet myslimanëve sunitë dhe shiitë, nga Lindja e Mesme, e deri në Pakistan.

Tensionet janë shtuar me rritjen e grupit militant, Shteti Islamik, që udhëhiqet nga sunitët, i cili konsideron se shiitët janë të pafe, tradhëtarë dhe jomyslimanë.

XS
SM
MD
LG