Ndërlidhjet

Azerbajxhan: Arrestohen 10 të dyshuar për aktivitet militant


Pamje panoramike e kryeqytetit Baku në Azerbajxhan
Pamje panoramike e kryeqytetit Baku në Azerbajxhan

Autoritetet në Azerbajxhan i kanë dënuar 10 vetë të dyshuar se kanë marrë pjesë në aktivitete militante së bashku me grupet e armatosura në Siri.

Sipas Ministrisë së sigurisë kombëtare, ata janë të akuzuar për kryerje të aktiviteteve ilegale ushtarake, kalim ilegal të kufijve dhe për furnizim të militantëve me municion, eksploziv dhe armatim.

Ata, po ashtu, akuzohen se kanë marrë pjesë në trajnimet në kampet terroriste në Siri, gjatë vitit 2014, dhe kanë luftuar së bashku me forcat kundërqeveritare në Siri.

XS
SM
MD
LG