Ndërlidhjet

Baku: Gazetarëve të REL-it u sulmohen imejlat


Të punësuarit e Zyrës së Radios Evropa e Lirë/Radio Liria, në Baku të Azerbajxhanit, të cilëve u ishin konfiskuar kompjuterët gjatë bastisjeve aktuale nga autoritetet e Azerbajxhanit, thonë se imejl adresat e tyre janë sulmuar nga hakerët.

Ky është incidenti i fundit në zhvillimet e ndërlidhura me goditjen e qeverisë së këtij vendi kundër Redaksisë për Azerjaxhanin të Radios Evropa e Lirë/Radio Liria, që në këtë vend njihet si Radio Azadliq.

Hetuesit e prokurorisë shtetërore më 26 dhjetor i kanë bastisur zyrat e REL-it në Baku, i kanë konfiskuar kompjuterët dhe pajisjet e tjera, para se t’i mbyllnin dhe vulosnin zyrat.

Prej këtyre bastisjeve, më se 20 punonjës aktualë dhe të dikurshëm të REL-it në Baku, janë arrestuar ose janë thirrë për marrje në pyetje nga prokurorët.

Fokusi i qeverisë së Azerbajxhanit në Radio Azadliq po bëhet në periudhën e goditjes më të gjërë ndaj gazetarëve të pavarur, aktivistëve dhe organizatave joqeveritare, që i kanë kritikuar autoritetet në Azerbajxhan, vend që është i pasur me naftë.

XS
SM
MD
LG