Ndërlidhjet

Francë: Një i dyshuar për sulmin terrorist i dorëzohet policisë


Pamje e protestës në Paris ndaj sulmit në revistën satirike Charlie Hebdo

Pamje e protestës në Paris ndaj sulmit në revistën satirike Charlie Hebdo

Një prej tre të dyshuarve lidhur me vrasjen e 12 personave në javoren satirike franceze, Charlie Hebdo, në Paris, i është dorëzuar policisë.

Personi Hamyd Mourad, 18 vjeçar, raportohet se i është dorëzuar policisë sot herët në mëngjes.

Policia tha se ka ndërmarrë bastisje në qytetin Reims, në kuadër të kërkimit në gjithë Francën për dy të dyshuarit e tjerë, vëllëzërit Said dhe Cherif Kouachi, përkatësisht 34 dhe 32 vjeçar.

Presidenti francez, Francois Hollande, vlerësoi se sulmi i djeshëm ishte “barbar” dhe theksoi se është sulmuar “e gjithë republika”.

Sot në Francë është shpallur Ditë Zie për viktimat e sulmit të djeshëm.

XS
SM
MD
LG