Ndërlidhjet

Kosovë: AGK e dënon fuqishëm vrasjen e gazetarëve në Paris


Pamje nga Prishtina
Pamje nga Prishtina

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh indinjatën e thellë ndaj vrasjes makabre të gazetarëve francezë, të revistës satirike “Charlie Hebdo", në Paris.

Lajmi për vrasjen e 12 personave dhe plagosjen e 20 të tjerëve, e ka tronditur komunitetin e gazetarëve kosovarë dhe mbarë opinionin në Kosovë, duke dhënë alarmin për përmasat globale të rrezikut nga terrorizmi, thuhet në kumtesën e AGK-së.

AGK konsideron se sulmi terrorist ndaj gazetarëve, përveç si akt i shëmuar, është edhe një përpjekje qyqare dhe e dështuar, për ta cenuar lirinë e shprehjes dhe të drejtës për të qenë i informuar.

Në këto momente pikëllimi, AGK thotë se ndanë dhimbjen me familjarët e viktimave.

XS
SM
MD
LG