Ndërlidhjet

Afganistan: Presidenti Ghani e ka dënuar sulmin në Paris


Ashraf Ghani

Ashraf Ghani

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, u është bashkuar liderëve të tjerë nga e gjithë bota, në dënimin e sulmit nga i cili u vranë 12 vetë, në zyrat e javores satirike franceze, Charlie Hebdo, në Paris.

Zoti Ghani tha sot se “vrasja e njerëzve të pambrojtur dhe civilëve është akt i urryer i terrorizmit dhe nuk ka arsyetim për këtë akt brutal”.

Mëtutje, në deklaratën e tij, ai ka shprehur ngushëllime për popullin dhe qeverinë franceze.

Zoti Ghani theksoi se “terrorizmi është kërcënim i përbashkët për rajonin dhe botën” dhe ka bërë thirrje për përpjekje të përbashkëta për ta luftuar atë.

Afganistani është ballafaquar me sulme të vazhdueshme të militantëve talibanë, pas përfundimit formal të misionit luftarak, të udhëhequr nga NATO-ja, në fund të muajit të kaluar.

Forcat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kanë hyrë në Afganistan, në vitin 2001, pas sulmeve terroriste më 11 shtator 2001, dhe e kanë përmbysur regjimin e atëhershëm taliban.

XS
SM
MD
LG