Ndërlidhjet

Paris: Nga të shtënat plagoset një polic


Pamje nga një ndërhyrje e sotme e policisë në Francë
Pamje nga një ndërhyrje e sotme e policisë në Francë

Policia e Francës ka njoftuar se një pjesëtar i saj është plagosur sot nga të shtënat në Paris, por nuk është menjëherë e qartë nëse ky zhvillim ka ndonjë lidhshmëri me sulmin e djeshëm kundër javores satirike franceze, Charlie Hebdo, në Paris.

Stacioni televiziv iTele ka raportuar se dy policë ishin të shtrirë në tokë pas të shtënave.

Gjatë sulmit të djeshëm në selinë e revistës, Charlie Hebdo, nga persona të armatosur dhe të maskuar, janë vrarë 12 vetë, përfshirë dy policë. Supozohet se ky ishte sulm i militantëve islamistë.

Një i dyshuar për këtë sulm sot i është dorëzuar policisë, derisa policia është në kërkim intensiv të dy vëllëzërve për të cilët, autoritetet e rendit në Francë thonë se janë “të armatosur dhe të rrezikshëm”.

XS
SM
MD
LG