Ndërlidhjet

Francë: Disa të arrestuar për sulmin kundër revistës


Pjesëtarët e policisë speciale franceze gjatë një aksioni lidhur me kërkimin për të dyshuarit e sulmit në Paris
Pjesëtarët e policisë speciale franceze gjatë një aksioni lidhur me kërkimin për të dyshuarit e sulmit në Paris

Kryeministri i Francës, Manuael Valls, tha se disa njerëz janë arrestuar dhej janë mbajtur gjatë natës, në kuadër të kërkimit për të dyshuarit për sulmin, nga i cili u vranë 12 vetë në zyrat e revistës javore satirike, Charlie Hebdo, në Paris.

Agjencia AFP ka cituar një burim gjyqësor që ka thënë se burra dhe femra të afërt me dy vëllezërit e dyshuar për kryerje të këtij sulmi, janë marrë në pyetje nga policia.

Policia është në kërkim masiv për personin, Cherif Kouachi, 32 vjeçar, i cili ishte dënuar në vitin 2008, për involvim në një rrjet, që ka dërguar luftëtarë në Irak, dhe vëllaut të tij, Said, 34 vjeçar.

I dyshuari i tretë, Hamyd Mourad, 18 vjeçar, sot herët në mëngjes i është dorëzuar policisë.

Kryeministri Valls tha se vëllezërit Kouachi, që janë të lindur në Paris, u janë të njohur shërbimeve të inteligjencës dhe nuk ka dyshim se ishin përcjellur edhe para sulmit.

Vlerësohet se ky ishte sulmi më vdekjeprurës në Francë për dekada.

XS
SM
MD
LG