Ndërlidhjet

logo-print

Francë: Policja e qëlluar sot – ka vdekur


Pamje nga një aksion i policisë në Francë

Pamje nga një aksion i policisë në Francë

Policia e Francës thotë se një pjesëtare e vet, që ishte qëlluar sot në periferi të Parisit, ka vdekur.

Policja dhe një punëtor i qytetit ishin plagosur sot në pjesën jugore të Parisit.

Ministri i brendshëm i Francës, Bernard Cazeneuve, i cili menjëherë e ka vizituar vendin e të shtënave, u tha mediave se sulmuesi ende nuk ishte zënë.

Nuk është menjëherë e qartë nëse ekziston ndonjë lidhshmëri e sulmit të sotëm me atë të djeshëm në zyrat e javores satirike, Charlie Hebdo, në Paris, me ç’rast u vranë 12 vetë përfshirë dy policë.

Supozohet se ky sulm është kryer nga militantët islamikë.

XS
SM
MD
LG