Ndërlidhjet

Yatsenyuk: Perëndimi të jetë unik ndaj Rusisë


Arseniy Yatsenyuk

Arseniy Yatsenyuk

Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatssenyuk, ka kërkuar që Perëndimi të krijoj front unik në kërkesën që Rusia të bashkëpunoj me marrëveshjen e 5 shtatorit për armëpushim dhe për hapat drejt përfundimit të konfliktit në pjesën lindore të Ukrainës.

Këto komente zoti Yatsenyuk i ka bërë sot në Berlin, para se të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

“Ne mund të kemi sukses vetëm nëse veprojmë së bashku, pra kur Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina, mbeten unike”, tha kryeministri ukrainas.

Sipas tij, marrëveshja e Minskut, e arritur më 5 shtator të vitit 2014, nuk është një menu ku “ju mund të zgjedhni” çka dëshironi.

XS
SM
MD
LG