Ndërlidhjet

Lavrov, Fabius dhe Steinmeier biseduan për Ukrianën


Frank-Walter Steinmeier (majtas) dhe Sergei Lavrov gjatë një takimi të mëparshëm në Moskë
Frank-Walter Steinmeier (majtas) dhe Sergei Lavrov gjatë një takimi të mëparshëm në Moskë

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka biseduar me telefon për krizën në Ukrainë, me kolegun e tij francez dhe atë gjerman.

Ministria e jashtme e Rusisë ka njoftuar se biseda e Lavrovit me ministrin e jashtëm francez, Laurent Fabius, dhe atë gjerman, Frank-Walter Steinmeier, është zhvilluart sot.

Në bisedën telefonike me zotin Steinmeier është diskutuar për “nevojën që palët në konflikt në Ukrainë ta respektojnë palëkundshëm” marrëveshjen e armëpushimit të arritur më 5 shtator në Minsk.

Rusia i ka hedhur poshtë pohimet për përfshirje në konfliktin në pjesën lindore të Ukrainës, megjithqë Kievi dhe NATO-ja thonë se Moska direkt i mbështet separatistët prorusë.

Ministria e jashtme ruse ka njoftuar se në bisedën telefonike Lavrov – Fabius, pos tjerash, zyrtari i lartë rus i ka shprehur ngushëllime Francës për sulmin e djeshëm në Paris.

Të dy ministrat thanë se sulmi “konfirmon nevojën për përpjekje të mëtejshme të përbashkëta në luftën kundër kërcënimit terrorist”.

XS
SM
MD
LG