Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Pas gabimit teknik, raketa SpaceX lansohet në fundjavë


Raketa e kompanisë SpaceX e gatshme për lansim

Raketa e kompanisë SpaceX e gatshme për lansim

Kompania private amerikane, SpaceX, do të përpiqet për të dytën herë, më 10 janar, ta lansoj raketën, që e bartë sondën transportuese për në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë (ISS).

Më 6 janar, kompania SpaceX është detyruar ta anuloj lansimin për shkak të një gabimi teknik.

Lansimi pritet të bëhet nga baza Cape Canaveral në Floridë.

Me këtë rast, për të parën herë do të bëhet përpjekje që raketa të mos shkatërrohet dhe të bie në oqean, pasi ta ketë kryer misionin, por të kththet në një platformë në oqean.

Agjencia e Shteteve të Bashkuara për gjithësi, NASA, e paguan kompaninë, SpaceX, 1.6 miliardë dollarë për 12 dërgime të furnizimeve në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë.

SpaceX, që është themeluar nga biznesmeni tejet i pasur, Elon Musk, e ka zhvilluar teknologjinë për ta ateruar raketën e vet, në mënyrë që ajo do të mund të përdorej prapë dhe kështu firma do të kursente fonde të konsiderueshme.

XS
SM
MD
LG