Ndërlidhjet

Ilves: Rusia po e përshpejton asimilimin e pakicës nga Estonia


Toomas Hendrik Ilves

Toomas Hendrik Ilves

Presidenti i Estonisë, Toomas Hendrik Ilves, e ka akuzuar Rusinë për shtypjen e një minoriteti me prejardhje nga Estonia, duke e kufizuar arsmin në gjuhën e tyre tradicionale.

“Rusia i ka ndalur ose kufizuar masat për arsimin e gjuhëve kombëtare të njerëzve Fino-Ugrike, që e përshpejton asimilimin dhe zhdukjen e kulturës së tyre”, tha Ilves mbrëmë vonë, duke folur në fshatin juglindor Obinitsa, në Estoni, që është shpallur kryeqytet kulturor botëror i popujve të këtyre minoriteteve në vitin 2015.

Presidenti Ilves tha, po ashtu, se ndërtimi i portit të ri në Gjrin finlandez në Rusi, po e shkatërron fshatin e këtyre minoriteteve, që quhet Vot.

XS
SM
MD
LG