Ndërlidhjet

logo-print

Yatsenyuk: Rusia t’i tërheq “banditët” nga Ukraina


Angela Merkel dhe Arseniy Yatsenyuk në konferencën e sotme për gazetarë në Berlin

Angela Merkel dhe Arseniy Yatsenyuk në konferencën e sotme për gazetarë në Berlin

Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk, thotë se Rusia ende po dërgon forca ushtarake në Ukrainë, përkundër marrëveshjes për armëpushim dhe për hapat kah paqja, e arritur më 5 shtator në Minsk.

Ai, po ashtu, kërkoi që Moska t’i tërheq “banditët” e vet nga Ukraina.

Duke folur së bashku me kancelaren gjermane, Angela merkel, sot në Berlin, zoti Yatseyuk tha se Rusia “dërgon trupa në rajonet e Ukrainës dhe vazhdon dërgimin e trupave atje”.

Ai është shprehur se “çdo gjë është bërë me urdhërat e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin”.

Kancelarja Angela Merkel, tha se marrëveshja e nënshkruar më 5 shtator në Minsk, duhet të respektohet tërësisht, në mënyrë që sanksionet ndaj Rusisë të tërhiqen.

Rusia i ka hedhur poshtë akuzat për përfshirje në konfliktin në pjesën lindore të Ukrainës, megjithqë Kievi dhe NATO-ja thonë se ka shumë dëshmi se ka dërguar ushtarë dhe armatim matanë kufirit për t’i mbështetur separatistët prorusë.

Yatsenyuk tha se Rusia “nuk e ka plotësuar asnjë pikë” të marrëveshjes së Minskut.

XS
SM
MD
LG