Ndërlidhjet

SHBA: Kthehen 15 baza ushtarake në Evropën Perëndimore


Departamenti i mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara ka shpallur sot se po i kthen 15 baza, që aktualisht i operon në vendet e Evropës Perëndimore, te vendet mikpritëse.

Këto baza gjenden në Britani, Gjermani, Itali, Portugali, Belgjikë dhe Holandë.

Kjo lëvizje, me të cilën shpresohet se do të kursehen mjete në vlerë prej 500 milionë dollarësh në vit, do të bëhet gjatë disa viteve të ardhshme, meqë ushtria amerikane ballafaqohet me buxhet të ashpërsuar.

Njëherësh, Pentagoni thotë se Amerika është e përkushtuar për nxitjen e rotacionit të trupave në vendet baltike dhe Poloni, për shkak të tensioneve të larta ndërmjet Rusisë dhe NATO-s, lidhur me aneksimin e Krimesë së Ukrainës dhe mbështetjen për separatistët prorusë, në pjesën lindore të Ukrainës.

Sekretari amerikan i mbrojtjes në largim, Chuck Hagel, i tha agjencisë Reuters se ndryshimet janë të domosdoshme “për të ndihmuar në maksimalizimin e kapaciteteve tona ushtarake në Evropë, në mënyrë që ne sa më të mirë t’i mbështesim aleatët dhe partnerët tanë në NATO”.

XS
SM
MD
LG