Ndërlidhjet

Dyshohet se sulmuesit në Francë e kanë grabitur një pompë të gazit


Pamje pas grabitjes në pompën e gazit
Pamje pas grabitjes në pompën e gazit

Forcat policore franceze të mbështetura nga helikopterë po e zhvillojnë aksionin e kërkimit në një qytet në verilindje të Parisit, pas informatave se në atë pjesë dyshohet të jenë dy të dyshuarit për sulm ndaj revistës satirike Charlie Hebdo, me ç’rast janë vrarë 12 persona.

Raportet bëjnë me dije se dy burra të armatosur e kanë grabitur një pompë të gazit në qytetin Villers-Cotterets dhe kanë hapur zjarr para se të ikin me veturën e tipit Renaul Clio, veturë me të njëjtën ngjyrë si makina e rrëmbyer nga të dyshuarit për sulmin në Charlie Hebdo.

Më herët gjatë ditës, një police është vrarë në jug të Parisit pas të shtënave nga një person i armatosur.

Nuk bëhet ende e qartë nëse rasti i vrasjes së polices ka lidhje me sulmin e djeshëm në Paris.

Një burim i afërt me rastin ka njoftuar se hetuesit kanë gjetur një sasi koktej molotovi dhe dy flamuj xhihadistë, në njërën nga makinat që është përdorur gjatë sulmit në Charlie Hebdo, makinë e cila është braktisur më vonë.

XS
SM
MD
LG