Ndërlidhjet

logo-print

Jemeni e fajëson Al-Qaedan për sulmin në Sana


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarët e sigurisë në Jemen e kanë fajësuar grupin terrorist Al-Qaeda për sulmin vetvrasës në akademinë policore në Sana, numri i vikrimave nga i cili sulm është rritur në 40.

Sulmi i së mërkurës kishte në cak dhjetëra rekrutë potencialë, të cilët ishin rreshtuar për tu regjistruar në akademi.

Më shumë se 60 persona janë plagosur nga shpërthimi .

Grupi Al-Qaeda në Gadishullin Arabik e ka marrë përgjegjësinë për sulme të tilla të mëparshme ndaj forcave të sigurisë.

Por, një udhëheqës i Al-Qaeda, Sheikh Saleh Abdellah al-Dahab, e ka mohuar se grupi militant është i përfshirë në sulmin e 7 janarit

XS
SM
MD
LG