Ndërlidhjet

Në Berlin nis gjykimi ndaj dy militantëve të dyshuar


Ilustrim

Ilustrim

Një shtetas turk dhe një gjerman, janë paraqitur sot në gjykatën e Berlinit nën akuzat se kanë qenë anëtarë të një grupi ekstremist.

Prokurori federal. Matthias Krauss, tha sot se të pandehurit, njëri 27 vjeçar dhe tjetri 36, kanë udhëtuar për në Siri në vitin 2013 ku edhe i janë bashkuar grupit Junud al-Shamit (ushtarët e Levantit).

Krauss ka thënë se të dy personat janë trajnuar për të luftuar në Siri krahas militantëve të tjerë të grupit.

Junud al-Sham udhëhiqet nga militanti qeqen, Murad Margoshvili.

Seanca është shtyrë për shkak të ankesës së njërit nga avokatët përkitazi me përbërjen e trupit gjykues.

Prokurori publik i Gjermanisë ka thënë gjatë dhjetorit se sistemi gjerman i drejtësisë, po punon intensivisht për tu përballur me hetimet dhe gjykimet ndaj militantëve të dyshuar që kthehen nga Siria.

XS
SM
MD
LG