Ndërlidhjet

Papa Françesku lutet për viktimat në Francë


Papa Françesku
Papa Françesku

Papa Françesku sot në Vatikan e ka mbajtur një meshë për viktimat e sulmit në javoren satirike franceze, Charlie Hebdo.

Papa është lutur për të gjithë të prekurit e sulmit të së mërkurës, me ç’rast janë vrarë 12 persona.

“Sulmi terrorist në Paris na sjell në mendje aq shumë mizori, mizori njerëzore, aq shumë terrorizëm sikurse të izoluar por edhe terrorizëm shtetëror”, ka thënë Papa Françesku, 78 vjeçar.

“Ne lutemi për viktimat e kësaj mizorie. Ne lutemi gjithashtu për autorët e një mizorie të tillë, që Zoti t’i ndryshoj zemrat e tyre”, ka thënë më tutje Papa.

Një telegram në emrin e Papës është dërguar për kryepeshkopin e Parisit, Kardinalin Andre Vingt-Trois.

XS
SM
MD
LG