Ndërlidhjet

logo-print

Vritet i liruari i gjykatës në Pakistan


Ilustrim

Ilustrim

Persona të armatosur në Pakistan e kanë vrarë një person i cili dy javë më parë është shpallur i pafajshëm për blafsemi dhe i njëti ishte liruar nga burgu, pasi që ishte konstatuar se gjendja mendore e tij është e paqëndrueshme.

Policia ka njoftuar sot se trupi me plumba i 52 vjeçarit, Aabid Mehmood, është gjetur në qytetin Taxila që gjendet në afërsi të Islamabadit.

Policia ka njoftuar se ai ishte rrëmbyer nga shtëpia e tij të martën nga persona të maskuar, të cilët më pasë nga një distnacë e afërt e kanë qëlluar në kokë dhe gjoks.

Autroritetet po hetojnë nëse Aabid Mehmood, pronar i një hoteli, është vrarë për shkak të ndonjë mosmarrëveshje personale.

Në tetor të vitit 2011, Aabid Mehmood ishte arrestuar për blafsemi.

Trupi i tij është sjellur për tu varrosur në varrezat e fshatit të tij.

Banorët lokalë e kanë kundërshtuar një gjë të tillë dhe trupi i Aabid Mehmood është varrosur në oborrin e shtëpisë së tij.

XS
SM
MD
LG