Ndërlidhjet

Boko Haram vret dhjetra persona në Baga të Nigerisë


Ilustrim
Ilustrim

Militantët e grupit Boko Haram, gjatë dy ditëve të fundit i kanë vrarë dhjetra persona dhe ua kanë djegur shtëpitë dhjetra të tjerëve në qytetin verilindor të Nigerisë, Baga.

Kjo është vrasja e dytë masive që nga marrja e kontrollit të asaj pjese nga Boko Hara brenda një jave.

Dëshmitarët okularë kanë treguar se militantët kanë filluar të shtënat dhe djegiet e shtëpive pa dallime.

Ushtria nigeriane është larguar nga ajo pjesë në fundjavë kur militantët e kanë marrë kontrollin në atë pjesë.

XS
SM
MD
LG