Ndërlidhjet

Të dielën në Paris mbahet takimi ndërkombëtar anti-terrorizëm


Parisi
Parisi

Gjatë ditës së diel, në Francë pritet të mbahet një takim ndërkombëtar anti-terrorizëm.

Lajmi për mbajtjen e këtij takimi është bërë me dije nga ministri i brendshëm i Francës, Bernard Cazeneuve, gjatë një konference të mbajtur sonte në Paris.

Ai ka bërë me dije se në këtë takim do të marrin pjesë partnerët evropianë dhe përfaqësuesit nga Shtetet e Bashkuara.

“Unë e kam marrë iniciaticën për t'i ftuar të dielën në Paris homologët e mi nga vendet e prekura evropiane si dhe kolegun tim amerikan, Eric Holder”, ka thënë Bernard Cazeneuve.

Gjatë takimit, sipas Cazeneuve, do të shkëmbehen ide në lidhje me sfidën e përbashkët, terrorizmin.

Cazeneuve gjatë paraqitjes së tij para gazetarëve ka njoftuar se aksioni i policisë për kapjen e të dyshuarve për sulmin terrorist në revistën satirike Charlie Hebdo, është duke vazhduar.

Ministri ka folur edhe për rastin në një pompë gazi ku dy personat kryesor të sulmit, dyshohet se gjatë ditës së sotme teksa kanë përdorur armët, e kanë grabitur pompën që gjendet në verlinjde të Parisit.

Policia franceze me ndihmën e helikopterëve e ka zgjeruar aksionin jo vetëm në atë pjesë, por edhe në pjesë të tjera ku dyshohet se mund të gjenden të dyshuarit

XS
SM
MD
LG