Ndërlidhjet

SHBA e gatshme ta ndihmojë edhe më tej Irakun


Ilustrim

Ilustrim

Një oficer i lartë ushtarak i Shteteve të Bashkuara, thotë se Uashingtoni po shqyrton mënyrat tjera me qëllim që të rritet ndihma ndaj forcave të sigurisë në Irak.

Gjenerali Martin Dempsey, ka thënë të enjten se është ende e paqartë se kur trupat irakiane do të jenë të gatshme për një ofenzivë kundër militantëve rë Shtetit Islamik në Irakun verior dhe perëndimor.

Por, në momentin që Iraku është i gatshëm për një ofenzivë të tillë, sipas Dempsey, SHBA-ja do ti del në ndihmë.

Koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja është duke i sulmuar objektivat e IS-it në Siri dhe Irak, që nga gushti i vitit të kaluar.

Më 7 janar, sipas Dempsey, koalicioni i ka filluar sulmet ajrore kundër shtatë objektivave të IS-it.

XS
SM
MD
LG