Ndërlidhjet

Bostoni, vendi potencial për mbajtjen e olimpiadës në 2024-ten


Ilustrim
Ilustrim

Bostoni është zgjedhur ndër qytetet amerikane për mbajtjen e Lojrave Olimpike Verore në vitin 2024.

Bostoni është zgjedhur në mesin e ofertës së bërë për mbajtjen e këtyre garave edhe nga Los Angeles, San Francisco dhe Uashingtoni.

Bostoni i bashkohet Romës, si i vetmi qytet tjetër i cili zyrtarisht konkurron për organizimin e olimpiadës në 2024-ten.

Për ti sfiduar nominimet, Gjermania pritet ta zgjedh ose Hamburgun ose Berlinin derisa Franca dhe Hungaria janë duke shqyrtuar ofertat.

Në vitin 2017, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar pritet ta zgjedh vendin nikoqir për olimpiadën e vitit 2024.

Olimpiada Verore e 2016-tes do të mbahet në Rio de Janiero derisa në Tokio do të mbahet olimpiada e vitit 2020.

XS
SM
MD
LG