Ndërlidhjet

Javën tjetër mbahet takimi dypalësh SHBA-Iran


Ilustrim

Ilustrim

Përfaqësuesit nga Shtetet e Bashkuara dhe ata nga Irani do të takohen gjatë javës së ardhshme në Gjenevë, për bisedime dypalëshe mbi programin bërthamor të Iranit.

Departamenti amerikan i Shtetit ka njoftuar gjatë të enjtnes se zëvendësekretarja e shtetit, Wendy Sherman, do ta përzgjedh ekipin i cili do të marrë pjesë në takimin që do të mbahet nga 15 deri më 17 janar.

Drejtorja politike e BE-së, Helga Schmid, do t’iu bashkohet zyrtarëve amerikanë dhe atyre iranianë në takimin i cili i paparinë takimit të 18 janarit në mes të Iranit dhe përfaqësuesve të gjashtë fuqive botërore.

Bisedimet në mes të Iranit në njërën anë dhe Britanisëm Francës, Kinës, Rusisë, Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara në anën tjetër, janë shtyrë disa muaj më parë për shkak të dështimit në arritjen e një marrëveshje e cila do t’i jepte fund programit bërthamor të Iranit.

XS
SM
MD
LG