Ndërlidhjet

SHBA kërkon të lihen rehat vëllezërit e gazetarit ujgur


Ilustrim
Ilustrim

Departamenti amerikan i Shtetit thotë se SHBA-ja është e shqetësuar me maltretimet që po iu bëhen në Kinë tre vëllezërve të një gazetari ujgur, që tashmë vepron në Shtetet e Basshkuara.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Jen Psaki, ka kërkuar nga autoritetet kineze që të ndalojnë me ngacmimet ndaj familjes së Shohret Hoshur, korrespodent i radios Azia e Lirë

Hoshur thotë se zyrtarët kinezë e kanë rritur presionin mbi familjen e tij në provincën perëndimore kineze Xinijang, me qëllim që ta ndalojnë atë të punoj si gazetar.

Hoshur i cili jeton në SHBA që nga viti 1994, ka thënë se njëri nga vëllezërit e tij është dënuar me pesë vite burgim për “shkelje të ligjeve dhe sigurisë shtetërore”, derisa dy vëllezërit e tjerë janë arrestuar për shkak se kanë biseduar me Hoshur në telefon rreth burgosjes së vëllait të tyre

Ujgurët janë pakicë myslimane në Xinjang, rajon i cili ka qenë i shkatërriar nga trazirat e dhunshme.

XS
SM
MD
LG