Ndërlidhjet

Ekipet i ofrohen kutisë së zezë të AirAsia


Ilustrim

Ilustrim

Ekipet e shpëtimit në Indonezi thonë se e kanë zbuluar sinjalin e regjistruesit të të dhënave të fluturimit apo kutinë e zezë të aeroplanit të AirAsia, i cili është rrëzuar në Detin Java dy javë më parë.

Një gjeneral i ushtrisë indoneziane tha se një anije kërkimi, sot e ka pranuar një sinjal i cili tregon se kërkuesit janë afër vendit ku gjendet bishti i aeroplanit i cili u zbulua dy ditë më parë.

Në bishtin e aeroplanit, sipas tij, gjendet kutia e zezë andaj edhe ekipet e kërkimit po i ofrohen asaj zone.

Aeroplani i AirAsia është rrëzuar më 28 dhjetor teksa kishte 162 njerëz në bord.

Vetëm 40 trupa janë gjetur deri tani.

XS
SM
MD
LG