Ndërlidhjet

Rasti në Francë, tregues i rrezikut me të cilin përballet Evropa


Ilustrim

Ilustrim

Shefi i spiunazhit britanik thotë se sulmi ndaj revistës satirike në Paris, është një tregues i tmerrshëm i kërcënimit nga terrorizimi me të cilin po përballet Evropa.

Drejtori i përgjithshëm i M15, Andrew Parker thotë se kërcënimi është bërë më i komplikuar për shkak të luftës në Siri dhe numrit të madh të britanezëve që kanë shkuar atje për të luftuar dhe kthehen në shtëpi me një “ideologji të përdredhur”.

Ai tha se rreth 600 britanikë kanë shkuar për të luftuar në Siri.

Parker ka shtuar se një grup i terroristëve të Al-Qaeda në Siri, është duke planifikuar sulme masive kundër Perëndimit.

Ai tha se grupi militant Shteti Islamik e kërcënon Britaninë në mënyra të ndryshme, duke përfshirë edhe mediat sociale, përmes të cilave i provokojnë britanezët.

Në 15 muajt e fundit, sipas tij, rreth 20 sulme terroriste në mbarë botën janë drejtuar ose provokuar nga ana e grupeve militante të Sirisë

XS
SM
MD
LG