Ndërlidhjet

88 mijë policë e ushtarë i kërkojnë të dyshuarit në Francë


Policia në francë në kërkim të të dyshuarve për sulmin në Charlie Hebdo
Policia në francë në kërkim të të dyshuarve për sulmin në Charlie Hebdo

Mijëra policë dhe ushtarë të mbështetur nga helikopterët po kërkojnë në një zonë në veri të Parisit për kapjen e të dyshuarve të sulmit në revistën satirike Chrlie Hebdo.

Zyrtarët francezë thonë se mbi 88 mijë pjestarë të forcave të sigurisë, janë angazhuar në mbarë vendin ndërsa shumica prej tyre është e fokusuar në veriperëindim të Parisit, qytet në të cilin gjatë ditës së djeshme dy sulmuesit e dyshuar thuhet se e kanë plaqkitur një pompë të benzinës.

Nëntë persona janë arrestuar deri më tani ndërsa kërkimet më të mëdha po bëhen për kapjen e dy vëllezërve Kouachi, Cherif Kouachi, 32 vjeçar,i dënuar në vitin 2008 për përfshirje në një rrjet që rekrutonte luftëtarë për në Irak dhe vëllain e tij Said, 34 vjeçar.

Dy vëllezërit janë të dyshuarit kryesor për sulmin e armatosur që ka ngjarë të mërkurën në zyrat e revistës satirike në Paris, me ç’rast kanë mbetur të vdekur 12 persona.

Në mesin e viktimave janë tetë gazetarë dhe dy policë.

Një zyrtar i lartë amerikan, ka thënë gjatë të enjtes, se Said Kouachi ka udhëtuar për në Jemen disa vite më parë.

Të dy vëllezërit janë në listën e të ndaluarve për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG