Ndërlidhjet

Charb vdiq duke e mbrojtur lirinë e shprehjes, thotë partnerja e tij


Redaktori i Charlie Hebdo, Stephane Charbonnier

Redaktori i Charlie Hebdo, Stephane Charbonnier

Partnerja e redaktorit të së përjavshmes satirike franceze Charlie Hebdo, thotë se Stephane Charbonnier dhe kolegët e tij, u vranë duke mbrojtur lirinë e shprehjes dhe sekularizmin.

Jeannette Bougrab, i ka bërë këto komente teksa ka folur dje për televizionin francez BFM.

Partneri i saj, Stephane Charbonnier, një karikaturist i njohur si Charb, është vrarë së bashku me njëmbëdhjetë persona të tjerë nga një sulm i armatosur që ka ngjarë të mërkurën në Paris.

Sulmuesit kanë bërtitur "Allahu akbar" (Zoti është i madh) ndërsa kanë thënë se me sulmin ndaj revistës, po hakmerren për profetin Muhammad.

“Ata vdiqën duke mbrojtur lirinë e shprehjes, të sekularizmit. Ata kanë vdekur që ne të jetojmë të lirë në këtë vend. Ai (Stephane Charbonnier) vdiq në këmbë”, ka thënë Jeannette Bougrab.

XS
SM
MD
LG