Ndërlidhjet

Policia rrethon të dyshuarit


Operacioni i kërkimit

Operacioni i kërkimit

Mediat botërore janë duke raportuar se së paku një person është vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit në zonën ku policia dyshon se janë dy të dyshuarit e sulmit në Paris.

Megjithatë, prokuroria franceze ka mohuar vrasjen në operacionin e sotëm.

Raportet bëjnë me dije se policia franceze e ka lokalizuar një makinë, ku dyshohet se gjenden dy personat në kërkim për sulmin terrrorist në revistën satirike Charlie Hebdo, gjatë të cilit u vranë 12 persona.

Siç bëhet me dije, makina është lokalizuar, por thuhet se janë marrë disa pengje nga ana e të dyshuarve.

Sikurse nga policia, e poashtu edhe nga makina e të dyshuarve, janë dëgjuar të shtëna. Autoritetet franceze thonë se operacioni për kapjen e të dyshuarve është duke vazhduar.

Ende nuk dihet se sa persona po mbahen peng.

Dy të dyshuarit kanë vjedhur një numër makinash, që nga sulmi i 7 janarit në revistën Charlie Hebdo.

XS
SM
MD
LG