Ndërlidhjet

BE-ja diskuton të hënën për masat kundër terrorizmit


Ilustrim
Ilustrim

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, thotë se në samitin e ardhshëm të BE-së, do të diskutohet për përpjekjet kundër terrorizmit.

Kt diskutim në BE do të bëhet pas sulmit vdekjeprurës në Paris, të mërkurën e kësaj jave.

Tusk ka folur sot në Riga të Letonisë.

Ai tha se samiti i 12 shkurtit do të shfrytëzohet për të diskutuar për përgjigjet e BE-së pas sulmeve barbare në Paris.

Më 7 janar në Paris, si rezultat i sulmit në revistën satirike Charlie Hebdo, janë vrarë 12 persona në mesin e të cilëve tetë gazetarë dhe dy policë.

Sulmuesit kanë bërtitur “Allahu Akber” (Zoti është i madh) gjatë kryerjes së sulmit.

XS
SM
MD
LG