Ndërlidhjet

logo-print

Palestinezët kërkojnë nga Gjykata Ndërkombëtare që t’i nis hetimet


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarët palestinezë thonë se Gjykata Penale Ndërkombëtare, menjëherë mund të filloj me shqyrtimin e akuzave kundër Izraelit për kryerjen e krimeve të luftës.

Ambasadori palestinez në OKB, Riyadh Mansur, ka thënë se pranimi formal i kërkesës së autoritetit palestinez në Gjykatën Ndërkombëtare, i jep të drejtë prokurorit të atjeshëm që të nis me hetimin e akuzave për krime lufte.

Palestinezët pretendojnë se izraelitët kanë kryer krime lufte gjatë verës së kaluar në Rripin e Gazës, ku janë vrarë mijëra civilë palestinezë.

Ai tha se Gjykata Ndërkombëtare nuk duhet të pres deri më 1 prill kur autoriteti palestinez do të bëhet anëtare e saj.

Zyrtarët izraelitë e kanë kritikuar autoritetin palestinez për aplikimin në Gjykatën Ndërkombëtare Penale, duke e quajtur këtë veprim si të njëanshëm dhe të panevojshëm.

XS
SM
MD
LG