Policia në Baku të Azerbajxhanit e ka identifikuar personin i cili është vetëdjegur gjatë ditës së djeshme në këtë qytet.
Sipas policisë i vetëdjeguri është 21 vjeçari, Kamran Agayev.
Policia ka njoftuar se i ka filluar hetimet nën dyshimet se i riu është detyruar të bëj vetëvrasje.
Kamran Agayev është vetëdjegur në një zonë ku autoritetet e qytetit i kanë prishur ndërtesat e vjetra për të ndërtuar një rrugë për projektet e reja zhvilimore.
Banorët kanë protestuar për muaj të tërë në këtë pjesë, me arsyetimin se pronat e tyre janë demoluar dhe janë kompensuar shumë pak nga qeveria.
Policia ka thënë se rasti i Kamran Agayev, nuk ka të bëjë me paknaqësitë rreth kompensimit të pronave.
Pesë persona janë vetëdjegur në Azerbajxhan në 13 muajt e fundit.