Ndërlidhjet

Pilotja ukrainase dërgohet në qeli të burgut në Moskë


Pilotja ukrainase, Nadiya Savchenko
Pilotja ukrainase, Nadiya Savchenko

Pliotja ukrainase, Nadiya Savchenko, është vendosur në qeli në një qendër të paraburgimit në Moskë.

Avokati i saj, Mark Feigin, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se ajo është vendosur në qeli për shkak të grevës që ajo e ka mbajtur tash e një muaj.

Savchenko është zënë nga separatistët pro-rusë më 18 qershor në Luhansk që gjendet në lindje të Ukrainës, ndërsa është burgosur në muajin korrik.

Autoritetet ruse e kanë akuzuar atë për vdekjen e dy gazetarëve rusë, të cilët janë vrarë gjatë mbulimit të konfliktit në Ukrainë.

Ajo i mohon akuzat dhe thotë se transferimi saj në Rusi është i paligjshëm.

Avokati ka njoftuar se Savchenko e cila kundër vullnetit të saj i është nënshtruar testeve në një spital psikiatrik, është gjetur e aftë mentalisht për të dalë para gjykatës.

XS
SM
MD
LG