Ndërlidhjet

BE-së i kërkohet të krijoj alternativa ndaj propagandës ruse


Ilustrim

Ilustrim

Britania, Danimarka, Estonia dhe Lituania i kanë bërë thirrje Bashkimit Evropian që të krijoj alternativa të informimit ndaj propagandës ruse.

Përmes një letre në drejtim të shefes për politikë të jashtme të BE-së, Federica Mogherini, ministrat e jashtëm të katër vendeve, kanë bërë me dije se Moska po i shtyp mediat e pavarura dhe po e shton numrin e mediave që përhapin dezinformata, me qëllim që të kundërshtohen kritikat e Perëndimit mbi luftën në Ukrainë.

Në letër saktësohet se propaganda e Kremlinit synon të minoj BE-në dhe unitetin perëndimor.

Përmes letrës, përfaqësuesit e katër shteteve i kanë bërë thirrje BE-së që të krijoj burime alternative të informacionit për t’iu vënë propagandës ruse nga viti 2016.

Thirrja vjen vetëm disa ditë pasi presidenti i BE-së që këtë mandat është na Letonia, ka njoftaur se po i shqyrton planet për të lansuar një lanal në gjuhën rus, që do të mbështetej nga BE-ja.

Një zyrtar i ministrisë së jashtme tha se vendimi përfundimtar pritet të merret gjatë muajit maj.

Gati 40 për qind e popullësisë dhe Letoni dhe Esioninë fqinje janë rusë-folës dhe rregillisht kanë shikuar kanale që e kanë bazën në territoret ruse.

XS
SM
MD
LG