Ndërlidhjet

Jahjaga e nderon diplomatin francez me Medaljen Presidenciale të Meritave


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga

Diplomati francez Jerome Champagne, është nderuar sot nga presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, me Medaljen Presidenciale të Meritave.

Medalja, diplomatit francez i është ndarë gjatë një takimi të tij me zonjën Jahjaga.

Ish-zëvendëssekretarit të përgjithshëm të FIFA-s dhe ish-drejtorit për marrëdhënie ndërkombëtare të FIFA-s, Jerome Champagne, Medalja Presidenciale e Meritave, i është ndarë për kontributin e dhënë në ndërkombëtarizimin e sportit të Kosovës.

Sipas një kumtese të lëshuar nga zyra për media e presidentes Jahjaga, Champagne në takim me presidenten ishte i shoqëruar nga zëvendësambasadorja e Republikës së Francës në Kosovë, Lise Motomalaya, ministri Memli Krasniqi, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri dhe përfaqësues të tjerë të sportit të Kosovës.

“Presidentja Jahjaga tha se Kosova sot është bashkë me Francën në dhembjen e saj për viktimat e pafajshme të një akti të tmerrshëm terrorist, të drejtuar kundër vlerave të përbashkëta dhe lirisë së shoqërive tona”, thuhet mes të tjerash në komunikatën për media.

Diplomati francez,Jerome Champagne, citohet të ketë thënë, se është thellësisht i prekur nga mikpritja në Kosovë dhe nga mbështetja që populli francez ka marrë në këtë kohë të vështirë kur ka përjetuar sulmet terroriste.

Ai ka thënë se Kosova do të vazhdojë të ketë miqtë e saj në botë, që do ta ndihmojnë atë në konsolidimin e sportit të saj dhe në veçanti të futbollit në skenën ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG