Ndërlidhjet

Gjeorgjia kërkon ndihmën e BE-së rreth Osetisë Jugore


Ilustrim
Ilustrim

Gjeorgjia i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që ta kundërshtoj me forcë një traktat i cili do t’i forcoj lidhjet e Rusisë me seperatistët në rajonin e Osetisë Jugore të Gjeorgjisë.

Zyra e kryeministrit Irakli Garibashvili, ka njoftuar se kjo kërkesë është bërë sot në Riga të Letonisë, gjatë takimit me shefen e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Roli i BE-së, sipas Garibashvilit, është shumë i rëndësishëm për ta kundërshtuar këtë traktat.

Rusia e ka njohur Osetinë Jugore si një komb të pavarur pas një lufte pesë-ditore me Gjeorgjinë mbi rajonin, në vitit 2008.

Zyra e kryeministrit gjeorgjian ka bërë me dije se temat kryesore që u diskutuan sot me Mogherinin ishin: mardhëniet Gjeorgji-BE, zbatimi i planit për liberalizim të vizave si dhe veprimet që duhet ndërmarrë për tu përballur me kërcënimet ndaj integritetit territorial të Gjeorgjisë.

XS
SM
MD
LG