Ndërlidhjet

Kryeministri francez pranon “dështimet”


Kyreministri i Francës, Manuel Valls.
Kyreministri i Francës, Manuel Valls.

Kryeministri i Francës, Manuel Valls, ka pranuar se shërbimet e sigurisë kanë dështuar të parandalojnë sulmin vdekjeprurës ndaj revistës satirike Charlie Hebdo.

Duke folur për televizionin BFMTV, Valls ka thënë se qeveria duhet të analizojë saktësisht se çfarë ka ndodhur më 7 janar, sepse “sigurisht ka pasur dështime”.

Disa ekspertë kanë thënë se vrasja e 12 personave në revistën javore – përfshirë tetë gazetarë – ka mundur të parandalohet nëse zyrtarët e sigurisë do të kishin vështruar më afër vëllezërit Cherif dhe Said Kouachi, të dyshuarit kryesorë të sulmit.

Të dy ata janë vrarë nga forcat e sigurisë më 9 janar.

Qeveria e Francës e ka ditur se dy vëllezërit kanë pikëpamje radikale islamike dhe se Said Kouachi ka kaluar kohë me Al Kaidën në Jemen.

Por, megjithatë, disa ekspertë thonë se me rreth 5,000 islamistë që jetojnë në Francë, është e pamundur të përcillen gjurmët e secilit.

XS
SM
MD
LG